Në mbrëmjen e nesërme do të luhet edhe përballja më e rëndësishme e javës në Serinë A atje ku Roma do të përballet me Milanin. Kjo ndeshje pritet që të dhurojë spektakël mes dy ekipeve që po kalojnë formën më të mirë në elitën e futbollit italian. Pikërisht për këtë arsye, trajneri Stefano Pioli ka paralajmëruar kuqezinjtë duke i treguar formën pozitive të Romës. Gjithashtu përmendet edhe mbrojtësi i Shqipërisë, Kumbulla, së bashku me Pedron si vlera të shtuara që ia rrisin rrezikun kryeqytetasve.
“Është një ndeshje e rëndësishme për ne, për renditjen. E kemi nisur mirë dhe duam që të vazhdojmë kështu. Është një provim i vështirë, por ne duam që ta kalojmë. Le të mendojmë për veten. Kemi një kundërshtar të fortë që ka fituar 5 nga 6 ndeshjet e fundit. Fonesca ka bërë mirë në sezonin e shkuar në Itali, shfaqi ide gjeniale. Kanë një vazhdimësi si skuadër, ndërsa kanë marrë edhevlera të reja me lojtarë të nivelit si Kumbulla dhe Pedro. Roma ka vlera dhe ambicie të mëdha, është si ne”, ka thënë Pioli. /Sport Ekspres/