Armando Broja arriti që të realizonte dopietë në përballjen e Viteshes kundër Den Hages. Në shifrat 0-2 do të fitohej dhe realizimet erdhën pikërisht nga sulmuesi shqiptar. Ishte hera e parë që trajneri i besonte një vend titullari dhe shpërblimi do t’i vinte nga ana e futbollisti.
Ndërkohë në përballjen e sotme Viteshe do të luajë kundër PSV në orën 14:30. Pavarësisht dyshimeve që mund të ekzistonin për faktin se luhet ndaj gjigandëve të “Eredivisie”, në formacionin zyrtar të publikuar nga ana e Viteshes shihet edhe Armando Broja që do të luajë nga minuta e parë. Një mundësi fantastike kjo për të bërë jehonën e madhe në Holandë, pasi mundësia për t’i shënuar Ajaksit i iku nga duart, atje ku do të aktivizohej në pjesën e dytë. /Sport Ekspres/