“El Cholo” vazhdon që më bëmat e tij të mbajë kryefjalën mediatike në Angli. Trajneri i Lidsit është duke i falur spektakël botës së futbollit me mënyrës e tij të lojës që po perfeksionohet nga futbollistët në mënyrën më të mirë.
Një nga veprimet e rralla ka ardhur në fitoren me shifrat 0-3 ndaj Aston Vilës. Ishte vetëm minuta e 10 e takimit dhe mesfushori që duhej të thyente aksionet e kundërshtarëve, Strujik, do të ndëshkohej me të verdhë.
Menjëherë u ngrit një tjetër futbollist nga stoli, ndërsa Bielsa do ta largonte Sturjik nga fusha e lojës pas vetëm 20 minutash. Pa pritur as mbylljen e pjesës së parë dhe pa e menduar gjatë prishjen e skemës së lojës, por duke ndërtuar një të re, pasi një tjetër ndëshkim me të verdhë nga ana e mesfushorit do ta linte me 10 lojtarë. /Sport Ekspres/