Ekskluzive/ “Trajneri më kishte ndjekur shumë te Kukësi”, Rroca tregon Turqinë: Presin shumë nga ne

Nga Klaudio Ndreca

Eduart Rroca dhe Kristal Abazaj kanë nisur një tjetër aventurë së bashku teksa u transferuan te Instabulspori. Menjëherë do të ktheheshin në protagonistët kryesorë të ekipit turk për të vazhduar me rrugën e fitoreve. Madje ish-mesfushori i Kukësit arriti që të realizonte dy gola dhe të dhuronte një asist brenda 90 minutave.

Gjithmonë me fanellën e titullarit dhe kjo për të treguar më së miri përshtatjen e lehtë në Turqi. Në një prononcim për “Sport Ekspres”, Rroca tregon edhe këtë aventurë të re, atje ku shprehet se trajneri i Instabulspor e kishte ndjekur në shumë ndeshje të Kukësit gjatë sezonit të kaluar.

“Turqinë e gjetëm në mënyrën më të mirë. Nuk mund të themi se hasa vështirësi në përshtatje pasi na kanë ndihmuar nga ana e klubit dhe lojtarët. Që në fillim kemi pasur besimin si nga ana e presidencës dhe e stafit teknik. Kanë pritur shumë dhe prandaj na u besua një fanellë titullari. Besoj se ia kemi shpërblyer deri në këto momente.

Trajneri ka pasur komente pozitive karshi meje. Që në momentin e parë që mbërrita më tha se më kishte ndjekur shumë te Kukësi në vitin e kaluar. Kishte shumë besim te mua dhe gjithçka po shkon shumë mirë. Peng që kalimi erdhi kaq vonë jashtë Superiores? Nuk kam asnjë peng, gjithçka e mirë vjen në momentin e duhur. Më mirë vonë sesa kurrë. Sa i përket Kombëtares unë e kam shprehur dëshirën time. Fillimisht do të kënaqesha me një ftesë, pastaj dpër të diskutuar për fanellën e titullarit”, u shpreh Rroca. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *