Nga Klaudio Ndreca
Shumë vite duke dominuar në Serinë A për ta kthyer në një kampionat të mërzitshëm ku fituesi dihet ende pa nisur sezoni, e bashkangjitur edhe me dështimin në “Champions League”, ka bërë që shpeshherë në Itali të lidhen historitë mes arbitrave që mund t’i japin një dorë Juventusit. Në takimin e fundit ku kampionët e Italisë barazuan ndaj Krotones në shifrat 1-1, kryesori nuk ishte aspak dashamirës me ta.
Nuk do të ngurronte për të dhënë penallti për Krotonen, për t’i nxjerrë kartonin e kuq Chiesa-s dhe të anulonte golin e Moratës. Menjëherë pas këtij takimi si gjyqtar kryesor vjen edhe njoftimi i ri. Detyra e radhës për Fourneau do të ishte mbërritja si gjyqtar i katërt në një ndeshje të Serisë B.
A ishte ky një dënim që iu bë kryesorit të Crotone-Juventusit për vendimet e dhëna? Ish-gjyqtari italian Graziano Cesari nuk e sheh në këtë mënyrë. ”Po çfarë degradimi. Vendimi për ta dërguar si zyrtar të katërt në ndeshjen mes Reggina dhe Cosenza është absolutisht normal. E përsëris, normal. Polemika nuk ka vend këtu. Gjithmonë ka një zgjedhje mes 48 arbitrave që operojnë në Serinë A dhe në Serinë B. Forneau është i ri dhe tregoi të gjitha cilësitë për një arbitër të mirë: “personalitet, karizëm dhe vendimarje”. Punoi mirë dhe do ta vendosi veten në shërbim të kolegut në Serinë B. Kaq, pa bujë dhe ndëshkim. Asgjë fare nga këto”, ka thënë Cesari. /Sport Ekspres/