Milano ka marrë ngjyrat kuqezi mbrëmjen e sotme, teksa Milani ka mposhtur Interin me shifrat 1-2 në derbin e famshëm të Serie A. Ibrahimoviç ka çuar peshë gjithë tifozët e “djajve”, por golat e tij shijohen gjithnjë ndryshe nga gazetari italian, Tiziano Krudeli. Ky i fundit është bërë njeriu më i lumtur në botë pas fitores së sotme të Milanit.
Krudeli njohet për reagimet e tij epike dhe deri diku të çmendura për kuqezinjtë, të cilët janë edhe ekipi i tij i zemrës. Diçka e tillë nuk kishte si të mungonte sot, kur Milani përballej me një nga rivalët më të mëdhenj në një derbi me Interin. Ulërimat që kapnin qiellin ishin mënyra më e mirë për Krudelin që të çlironte të gjitha emocionet e tij. Natyrisht pamje të tilla janë ato që të bëjnë të kuptosh vlerën e vërtetë të futbollit, ndjesi që vetëm ky sport di t’i dhurojë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?? Tiziano Crudeli's reaction ?https://t.co/ouHHHxD9VM
— Milan Posts (@MilanPosts) October 17, 2020