VIDEO/ Atalanta e Gasperinit “hap portën” pa Gjimshitin, Napoli i shënon 4 gola në 45 minuta

Napoli është i papërmbajtshëm në përballjen e sotme ndaj Atalantas. Ekipi i Gatuzos e ka mbyllur pjesën e parë në shifrat 4-0 duke dhuruar spektakël. Talenti Osmihen është duke shkëlqyer ndaj skuadrës së Gasperinit, teksa ka realizuar edhe golin e katërt.

Dopieta e Lozanos dhe goli i Politanos kanë plotësuar listën e golashënuesve ndaj ekipit më në formë të Serisë A, Atalantës. Në ndryshim nga takimet e kaluara Gasperini ka vendosur që Gjimshiti të qëndrojë në stol.

Kjo nisur edhe nga lodhja e këtij mbrojtësi që ka luajtur për 180 minuta te Shqipëria dhe ka udhëtuar në dy transferta të lodhshme. Për këtë arsye u mendua qëndrimi i tij në stol dhe Napoli mund të vallëzojë lehtësisht në mbrojtjen e Atalantës. Te ekipi i Gatuzos po luan si titullar sërish Elseid Hysaj, që ka besimin e madh të trajnerit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *