VIDEO/ Çfarë ndodh te Everton-Liverpul! VAR-i nuk ka mëshirë, heq golin e fitores së derbit në sekondën e fundit

Liverpuli nuk arrin të hedhë pas krahëve humbjen turpëruese ndaj Aston Villës, aty ku djemtë e Klopit pësuan 7 gola si rrallë herë në historinë e tyre. Në ndeshjen e sotme të kuqtë kishin përballë Evertonin, e cila është një derbit më të zjarrtë në Europë. Kjo ndeshje ishte mjaft e ndezur, teksa të dyja skuadrat kërkonin me patjetër fitoren.

Rezultati i takimit u zhbllokua nga Mane në minutën e 3-të, por vetëm 16 minuta më vonë ishte njeriu i momentit, James Rodriguez që solli baraspeshën për Evertonin. Në minutën e 72-të, Salah do të risillte avantazhin për Liverpulin, por përsëri  Evertoni barazoi shifrat me anë të Calvert Clein. Edhe pas kartonit të kuq në fundin e takimit për Rixharlison, djemtë e Klopit nuk arritën të shfrytëzonin këtë mundësi dhe kështu derbi u mbyll me shifrat 2-2.

Padyshim që për t’u veçuar ishte edhe minuta e 93 e takimit ku Liverpuli do ta gjente golin e fitores falë Henderson. Pasimi i Alkantaras për te Mane u duk se ishte tërësisht i saktë dhe i gjithë stoli i Liverpulit po festonte për realizimin e fitores në derbi. Por menjëherë do të anulohej me VAR, duke mos treguar aspak mëshirë pasi edhe pamjet e tregojnë se Mane ishte thuajse në pozicionin korrekt. Pas këtij barazimi Evertoni vijon te mbajë vendin e parë në kuotën e 13 pikëve, i ndjekur nga Liverpuli me 3 pikë më pak. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *