Eduart Rroca është përshtatur në mënyrën më të mirë të mundshme të Instabulspori në Turqi. Menjëherë pasi nisi këtë aventurë të re, mesfushori që ka qenë pjese e Kukësit në sezonin e fundit do të merrte fanellën e titullarit.
Në nivelin më të lartë do të paraqitej te Instabulspori, por në ditën e sotme Rroca ka bërë gjithçka në transfertën kundër Samsunspor që përfundoi në shifrat 0-3. Në minutën e 53 të takimit do të realizonte një gol të bukur teksa dribloi kundërshtarët dhe goditi mjeshtërisht në afërsi të zonës.
Vetëm katër minuta më vona do të ishte sërish Rroca që do të mposhte portierin kundërshtar, për t’i dhënë qetësi ekipit. Në minutën e fundit do të vinte edhe një asist fantastik për Isak që e dërgoi topin në rrjetë pasi Rroca e shërbeu nga krahu i djathtë. Gjithashtu edhe Kristal Abazaj ka luajtur nga minuta e parë në këtë takim, por pa mundur që të lërë gjurmë. /Sport Ekspres/