Trajneri i Lituanisë është mjaft i kënaqur që Shqipërisë do t’i mungojë kapiteni Elseid Hysaj. Urbonas është shprehur se mbrojtësi shkodran është pjesa më e rëndësishme e Kombëtares kuqezi, ndërsa nuk mungon optimizmi i lartë përpara këtij takimi. Duke u bazuar në rezultatet pozitive dhe fitoren në takimin e parë që u zhvillua me Shqipërinë, trajneri i Lituanisë shprehet besimplotë se mund të arrihet një tjetër rezultat pozitiv.
“Shqipëria është një ekip i njohur për ne, konkurruese e fortë dhe favorite për grupin tonë. Kemi disa shqetësime te lojtarët tanë për pjesën fizike, koha e rikuperimit është e pakët, por rregullat janë njësoj për të gjithë. Ne duhet të jemi të përqendruar dhe ta mbyllim këtë takim me pozitivitet.
Shikoni pak gjendjen tonë, ne kemi më shumë besim sesa para ndeshjes së parë në Shqipëri. Bazohemi në rezultatet e marra dhe jemi të lumtur që do të kemi një përballje të tillë. Golat nuk shfaqen vetë, ato duhet që t’i krijosh. Mungesa e Hysajt? Është lojtari i tyre më i mirë, është lideri dhe shpirti i skuadrës, humbja e tij do të ndihet. Trajneri do ta zëvendësojë me një tjetër lojtar dhe asgjë nuk ndryshon në skemë. Nga ajo që kam parë me Kazakistanin është i njëjti organizim loje. Ne duhet të ndërtojmë lojën tonë dhe të eliminojmë gabimet”, u shpreh Urbonas. /Sport Ekspres/