Argjentina ka fituar në shifrat 1-2 ndaj Bolivisë, duke ia dalë në transfertë falë përmbysjes. Goli i parë për miqtë dhe që do të sillte barazimin e përkohshëm erdhi nga Lautaro Martinez. Sulmuesi i Interit do të humbiste topin në zonën kundërshtare dhe teksa shkoi për t’i ushtruar presion mbrojtësit të Bolivisë, topi ka përfunduar në rrjetë disi aksidentalisht, duke befasuar edhe vetë Martinez.
Në minutën e 80 ishte Correa që vendosi fatin e ndeshjes për ta mbërthyer në shifrat 1-2. Ndërkohë pas vërshëllimës së arbitrit ka pasur edhe një moment konflikti. Lionel Mesi ka dalë tërësisht nga vetja e tij duke ofenduar Morenon, autorin e golit të vetëm të Bolivisë: “Çfarë dreqin ke bir busht.e”. Është kërkuar ndërhyrja e pjesëtarëve të tjerë për të qetësuar gjakrat, që çështja të mos kalonte në konfliktin fizik. /Sport Ekspres/
Durante a treta, Messi falou para Marcelo Moreno:
“Qual é seu poblema filho da puta?”
— Lionel Messi Brasil (@MessiLeoBrasil) October 13, 2020
south america qualifiers are so ass ????? pic.twitter.com/sachpE0QMJ
— Jay (@Jay_RMA) October 13, 2020