De Biazi luan sot në “tokën e premtuar” të Shqipërisë, Azerbajxhani gjen strehën dhe kërkon fitoren

Një ndeshje e Kombëtares do të zhvillohet sot në “Elbasan Arena” dhe nuk bëhet fjalë për Shqipërinë. Azerbajxhani do të ketë përballë Qipron në takimin e vlefshëm për “Ligën e Kombeve”. Pas humbjes së fundit ndaj Malit të Zi, De Biazi e ka si detyrim triumfin për të bindur më tepër opinionin sportiv azer.

Për shkak të luftës dhe situatës së tensionuar me Armeninë, Azerbajxhani nuk mund të luante në shtëpi. Për këtë arsye u mendua kthimi në “tokën e premtuar” për trajnerin Italian, De Biazin, i cili do të ketë rikthimin e kujtimeve të vjetra, por këtë herë me tjetër ngjyrë dhe tjetër flamur. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *