“Reja ka pafund arsye për të shkuar në farmaci“, Shakohoxha shfryn ndaj trajnerit të Kombëtares

Kombëtarja shqiptare nuk ka arritur të shfrytëzojë rastet e krijuara për të rrëmbyer fitoren në Kazakistan. Barazimi 0-0 nuk është ai që pritej nga tifozët dhe nuk kanë ngurruar as kritikat në drejtim të trajnerit Reja.

Është pikërisht gazetari Dritan Shakohoxha, ai i cili, ashtu si përpara fillimit të takimit, sulmon sërish trajnerin italian. “Grinta nuk blihet në farmaci“ ishte një frazë e dalë nga goja e Edi Rejas në intervistën pas ndeshjes, që ka shtyrë komentatorin Shakohoxha të reagojë kundër tij.

“Reja tha nuk blihet grinta në farmaci. Reja ka pafundësisht arsye për të shkuar në farmaci, por grinta nuk blihet atje. Nuk ekziston aspak te lojtarët tanë. Po ne kemi futbollistë me nivel, lojtarë që luajnë në Seria A, në Spanjë, që kanë nivel të lartë. Kemi një Kombëtare që ka shkuar në Europian, kemi një trajner me eksperiencë si ky i yni. Kur ti barazon me kundërshtar anonim si Kazakistani, lojtarët duhet të dalin të mërzitur nga fusha e blertë. Ku është zjarri? Dalin normalisht dhe i japin dorën njëri-tjetrit”, ka thënë Dritan Shakohoxha./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online