Takimi mes Kazakistanit dhe Shqipërisë u mbyll me rrjeta të paprekura. Të dyja skuadrat ndanë nga një pikë në fund të ndeshjes, pa arritur dot të gjenin golin e fitores. Kuqezinjtë I shkuan disa herë pranë me Brojën dhe Sferin, por pa sukses, ndërsa kundërhtarët ishin më të vakët në sulm.
Megjithatë ndryshe mendon trajneri i kazakëve. Michal Bilek shprehet i kënaqur me lojën dhe rezultatin në intervistën e dhënë pas ndeshjes. Sipas tij Kazakistani pati shanset e veta për të ndëshkuar Shqipërinë, si dhe “i qahet” mungesave të shumta, që mendon se e penalizuan për të dalë pse jo me një fitore nga fusha në Almati.
“Sot luajtëm mirë. Ishte një ndeshje e mirë. Përpara takimit kishim probleme në mbrojtje. Alip nuk mund të lunte, Malay gjithashtu nuk mund të luante, sepse kishte 2 kartonë të verdhë. Pastaj gjatë ndeshjes Marachkin u dëmtua. Shumë probleme, por ne kishim shumë shanse për të shënuar gol, megjithëse mendova se do të ishim më mirë me kombinimet në mesfushë.
Por djemtë u përpoqën shumë. Sigurisht, kur Islamakhan nuk luan është një problem për ne, sepse është lojtari ynë më i mirë. Ai kombinon mirë, ka lëvizje të mira, na ndihmon shumë në sulm. Por ç’të bëjmë. Shumë lojtarë nuk luajnë. Tani do përpiqemi të marrim një rezultat pozitiv në Bjellorusi. Le të shohim si do duket ekipi në 2 ditë”, ka deklaruar Michal Bilek./Halit Delibashi-Sport Ekspres/