Një rast suksesi si Laroshi/ Nga Kategoria e Parë te fanella kuqezi, kur ëndrrat bëhen realitet

Lista e fundit e Alban Bushit pati edhe risi të reja. Emri i Vokli Laroshit ishte pikërisht ai që bënte përshtypje mes të tjerëve. Një rast suksesi ky për t’u ndjekur nga të gjithë. Ndonjëherë puna dhe talenti nuk varen nga rrethanat apo kampionati në të cilin ndodhesh. Portieri cërrikas e ka treguar se ëndrrat bëhen realitet me ftesën e marrë nga Shpresat e drejtuara nga Bushi për ndeshjet e muajit tetor.

Gardiani 19-vjeçar është shembull i pastër se si në këtë botë asgjë nuk është e pamundur, teksa nga Turbina në Kategorinë e Parë shkon te fanella kuqezi e Kombëtares U21. Madje edhe duke debutuar me këta të fundit, pasi është hedhur në fushë në ndeshjen miqësore kundër Apolonisë, ku edhe ka bërë një paraqitje pozitive. Gëzimi dhe buzëqeshja nuk mund të mungojnë në fytyrën e tij dhe tashmë ka një motivim shtesë për të vijuar punën e mirë në kampionat, teksa leksionin më të madh në jetë tashmë e ka marrë. Puna e mirë gjithnjë shpërblehet./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *