“Pezzo di merda”! Plas në Kosovë, Berisha shan Vedat Muriqin: E kupton vetë tani që shkove te Lacio

Situata nuk është aspak e mirë në Kosovë, atje ku e gjithë mbështetja e madhe dhe entuziazmi që kishte për futbollistët dardanë është kthyer në sulm të mirfilltë. Më tepër duke shigjetuar futbollistët kryesorë që munguan në përballjen ndaj Maqedonisë së Veriut pasi nuk u lejuan nga klubet e tyre.

Amir Rrahmani do të etiketohej si tradhtar në komente dhe mbrojtësi i Napolit ka bërë një reagim duke treguar se nuk i lejohet që të bëjë as një hap më tepër larg hotelit, e jo për të diskutuar mbërritjen te Kosova. Ndërkohë pa sulmuar nuk mbetet edhe Vedat Muriqi i Lacios. Këshilltari i PSD në komunën e Prishtinës, Adrian Berisha, e ka etiketuar si copë m.ti duke ia bërë ofendimin në gjuhën italiane. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *