Sa larg ka shkuar “djaloshi magjik”, trajneri i Serbisë kërkon forcën mbinatyrore për të ndaluar Haland

Vetëm 20-vjeç dhe djaloshi magjik i Dortmundit ka fituar vëmendjen dhe frikën e të gjithë kundërshtarëve në Europë. Erling Haland ka treguar se mund të zgjidh fatin e ndeshjes i vetëm, pavarësisht moshës së tij. Në mbrëmjen e sotme Norvegjia do të përballet ndaj Serbisë. Opinioni sportiv dhe tifozët norvegjezë kanë filluar prej kohësh që të vendosin në lojë ballkanasit, duke ditur edhe natyrën e tyre shpërthyese dhe aspak sportive.

“Haland do t’ju masakrojë”, ishte mënyra sesi në Norvegji e kanë pritur Serbinë. Por çfarë mendon vetë trajneri i kësaj Kombëtare? Ljubisa Tumbakoviç kërkon një forcë mbinatyrore për ta ndalur sulmuesin e Dortmundit. “Unë besoj në Zot dhe Zoti do të na ndihmojë ne që ta ndalim sot Halandin”, u shpreh Tumbakovic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *