Një legjendë e Romës, por si trajner nuk u ngjit kurrë në lartësinë e futbollistit. Ky është Kristian Panuçi i cili nuk kaloi një kohë të bukur me Kombëtaren e Shqipërisë. Tanimë sheh te Roma një djalosh shqiptar si Kumbulla që ka prespektivë të madhe për të ardhmen.
Në një intervistë për mediat italiane, Panuçi nuk ngurron të krenohet se ishte trajneri i parë që e thirri te Shqipëria. Madje në kohën kur Kumbulla e kishte luks të grumbullohej në stol me Veronën në Serinë B, për të mos folur për më tepër.
“E kam thirrur kur ishte 18-vjeç, ndërsa drejtori sportiv i Veronës me telefonoi për të më thënë se ishte i dëmtuar dhe duhej të qëndronte në shtëpi. Debutomi priti pak kohë me Rejën. Është mbrojtës modern, luan në skemën me tre dhe katër mbrojtës, u përmirësua me Juric.
Po e demonstron se ka shumë kualitete. Ka fizik, i mirë me të dy këmbët dhe do të bëhet lojtar i rëndësishëm. E kam thirrur kur nuk luante në Serinë B pasi i dija kualitetet e tij dhe nuk kisha shumë mbrojtës”, tha Panuçi. /Sport Ekspres/