Armando Dobra është e ardhmja e Kombëtares dhe për këtë nuk ka askush dyshime. Sulmuesi i Shqipërisë ka shkëlqyer në mbrëmjen e djeshme teksa u thirr nga ekipi i parë i Ipswich.
Në shifrat 2-0 do të fitonin ndaj Gillingham në “EFL Trophy”, atje ku rrugën e fitores e hapi Dobra në minutën e 57. Një goditje nga distanca që i jep spektakël realizimit dhe ishte e pamundur për t’u evituar nga portieri kundërshtar.
Gjithmonë e kemi vendosur theksin te ky talent që cilësohet si “Leo Mesi shqiptar”. Ky futbollist dëshiron vetëm driblimet dhe ka aftësinë që të zgjidh ndeshjen i vetëm, ndërsa vlerësim të lartë ka pasur edhe për ndeshjet e zhvilluara me Shqipërinë U-21. /Sport Ekspres/
What a goal this evening from @armando_dobra ??? #itfc pic.twitter.com/QaYEsbVp6d
— Harry Butcher (@HarryButcher180) October 6, 2020