Antonio Nocerino erdhi në Milano vetëm për 500,000 euro në vitin 2011. Lojtari erdhi si “mister X” i premtuar nga Galliani, i cili zhgënjeu përkohësisht tifozët që prisnin ndonjë blerje bombë nga drejtori sportiv i Milanit.
Megjithatë rezultoi se Galliani kishte të drejtë, pasi Nocerino ishte një nga protagonistët e kuqezinjve. Italiani u përshtat mjaft mirë me Ibrahimoviçin dhe me ndihmën e tij shënoi 10 gola në vitin 2011. Pas largimit të suedezit, gjithçka u kthye në normalitet dhe Nocerino u largua nga Milani duke mos treguar për asnjë moment të vetëm se vlente për këtë skuadër.
Ditën e djeshme Antonio foli në një intervistë për Ibran, duke thënë se vitet kalojnë, por ai kurrë nuk ndryshon.
“Zlatan është udhëheqës! Ai ndryshoi mentalitetin e shokëve të tij të skuadrës, tashmë edhe në stërvitje: ai që stërvitet me Ibrahimovic fillon të punojë fort”.
“Vitet kalojnë por Ibra nuk ndryshon, ai tërheq grupin saktësisht siç bëri në ditët kur ishte Allegri. Por mendoj se kësaj here Kjaer i dha një dorë: ai solli përvojë dhe qetësi në mbrojtje”.- u shpreh Nocerino. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/