Një merkato të zgjuar ka bërë klubi i Chelseat duke marrë talentet më në zë të Europë, për t’i ndërthurur në stilin e Lampard. Trajneri i londinezëve i ka besuar gjithmonë lojtarëve të rinjë për t’i dhënë shansin më veçanërisht produkteve të akademisë. Mes tyre do të ishte edhe Armando Broja që e bëri debutimin në përballjen ndaj Evertonit.
Por ekipe të nivelit të Chelseat nuk kanë nevojë vetëm të blejnë në merkato për të ndryshuar ekipin e tyre. Huazimet e mbërritura pas 1 sezoni janë shpeshherë një frymë ndryshe për klubin që i japin një tjetër “fytyrë”. Për sezonin 2020-2021 Chelsea ka një “ushtri huazimesh” me 25 lojtarë që i ka dërguar në klube të ndryshme.
Pritshmërit janë të larta te Lofuts Cheek, Guehi, Barkley dhe Broja. Në këtë mënyrë ekipi anglez do të ketë mundësinë që elementet më të mira dhe futbollistët që shkëlqejnë në skuadrat ku janë të huazuar aktualisht, të rikthehen sërish me londinezët për të dhënë kontributin e tyre. /Sport Ekspres/
Lucas Piazon – Rio Ave (Por)
Charlie Brown – Union SG (Bel)
Danilo Pantic – Cukaricki (Ser)
Jamie Cumming – Stevenage
Trevoh Chalobah – Lorient (Fr)
Ike Ugbo – Cercle Brugge (Bel)
Izzy Brown – Sheffield Wednesday
Armando Broja – Vitesse (Neth)
Jamal Blackman – Rotherham United
Marc Guehi – Swansea City
Teddy Sharman-Lowe – Burton Albion
Tariq Uwakwe – Accrington Stanley
Ethan Ampadu – Sheffield United
Kenedy – Granada
Michy Batshuayi – Crystal Palace
Conor Gallagher – West Bromwich Albion
Lewis Baker – Trabzonspor
Davide Zappacosta – Genoa
Luke McCormick – Bristol Rovers
Ethan Wady – Dartford
Ross Barkley – Aston Villa
Jon Russell – Accrington Stanley
Matt Miazga – Anderlecht
Tiemoue Bakayoko – Napoli
Ruben Loftus-Cheek – Fulham