Juventusi ka bërë publik listën sa i përket futbollistëve që ka grumbulluar për “Champions League”. Trajneri Pirlo nuk ka bërë asnjë surprizë të bukur për Giacomo Vrionin, ashtu si Barcelona do të bënte në sezonin e kaluar me Rei Manajn.
Sulmuesi shqiptar nuk e ka mundësinë për të qenë pjesë e bardhezinjëve në këtë kompeticion, pavarësisht se që nga momenti i mbërritjes së Pirlos te Juventusi, Vrioni është kthyer si të ishte lojtar i ekipit të parë.
Tekniku i kampionëve të Italisë ka grumbulluar menjëherë Chiesa-n pasi u transferua me sukses nga Fiorentina, duke iu bashkangjitur Moratës, Ronaldos dhe Dybalës. /Sport Ekspres/
Portierë: Szczesny, Buffon, Pinsoglio
Mbrojtësit: Chiellini, De Ligt, Alex Sandro, Danilo, Bonucci, Demiral, Frabotta, Cuadrado
Mesfushorët: Arthur, Ramsey, McKennie, Rabiot, Bentancur, Bernardeschi, Kulusevski, Portanova
Sulmuesit: Chiesa, Dybala, Morata, Ronaldo