Zyrtare/ Klodian Duro rikthehet në stol, ish-mesfushori kuqezi prezantohet në klubin e Superligës

Klodian Duro rikthehet sërish në stol, teksa ka firmosur për 2 vitet e ardhshme që të jetë trajneri i skuadrës së Superligës së Kosovës, Feronikelit. Këta të fundit ndanë rrugët me Afrim Tovërlanin ditën e djeshme, ndërsa sot prezantojnë kreun e ri të pankinës.

Kjo është eksperienca e parë e ish-mesfushorit kuqezi si trajner në Kosovë, ndërsa më parë ka drejtuar disa ekipe në Kategorinë Superiore. Kukësi, Kamza dhe Luftëtari janë pjesë e CV-së së tij. Pas një karriere të sukseshme si futbollist në fushën e lojës, tashmë është momenti për të dëshmuar aftësitë edhe jashtë vijave kufizuese./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *