Zyrtare/ Endri Çekiçi firmos për ekipin e ri, përpara ardhjes te Shqipëria

Endri Çekiçi është zyrtarizuar në ekipin e ri teksa do të jetë pjesë e Ankarugucu. Sulmuesi i Shqipërisë ka firmosur kontratën e re përpara ardhjes te Kombëtarja.

Ekipi turk e ka blerë kartonin e Çekiçit për 200 mijë euro, pavarësisht se sipas “Transfermarkt” vlera shkonte në 800 mijë euro.

Një aventurë e mbyllur te Ljubjana në Slloveni atje ku Çekiçi shkëlqeu për t’u kthyer në qendër të vëmendjes. Tanimë sulmuesi shqiptar është e elitës së Turqisë që është kthyer në “tokë e premtuar” për futbollistët tanë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *