Një sërë lojtarësh nga Shqipëria U-21 kanë mbërritur për të furnizuar Kombëtaren A. Ky ishte lajm i mirë për tifozët shqiptarë që u mahnitën nga Shpresat, por aspak i gëzueshëm për trajnerin Bushi që duhej të gjente zgjedhje të tjera në listën e tij.
Në konferencën për shtyp Alban Bushi u shpreh se nëse te Shqipëria U-21 do të ishte ende Broja, Selahi dhe Kumbulla që e kanë ende moshën, nuk do të diskutohej vetëm kualifikimi në Europian, por dalja përtej grupeve.
“Kemi ndërruar 3-4 lojtarë gjithmonë, jemi në situatë jo normale. Jo vetëm për faktin se kanë mbërritur në ekipin e parë, por disa klube përfitojnë nga situata dhe rregullat e reja për të mos i lënë lojtarët. Por pasi i kemi dërguar ftesën e dytë dhe me studion ligjore i kemi marrë.
Kosova ndaj Austrisë? Nuk më intereson rezultati, shohim vetëm ndeshjet tona. Ekipi U-21 shërben më tepër për Kombëtaren A, megjithëse ne kemi shanset tona pêr kualifikim.
FSHF ka bërë shumë punë me moshat dhe kur unë them që kemi shanse kualifikimi shoh mbrapa se çfarë kemi te U-19. Pastaj po të kishim Brojën, Kumbullën, Mihajn, Selahin që e kanë moshën për te U21 jo vetëm që kualifikimi ishte i sigurt, por do të kalonim edhe grupet”, u shpreh Bushi. /Sport Ekspres/