Ky është momenti i së vërtetës! Kosova do të luajë një gjysmëfinale ndaj Maqedonisë së Veriut, me fituesin që do të shkojë për hapin final dhe atje do të jepet një biletë për në Europian. Kjo do të ishte historia e madhe, por dardanët njëkohësisht do të luajnë edhe ndaj Sllovenisë dhe Greqisë në tetor për Ligën e Kombeve.
Shaland ka publikuar listën dhe menjëherë bie në sy mungesa e yllit kryesor, Milot Rashica. Futbollisti i Werderit nuk ia ka dalë që të jetë gati për këto takime, por te Kosova mund të gëzohen për shkakun se gjendet Vedat Muriqi.
Sulmuesi i Lacios është testuar pas infektimit me Koronavirus dhe ka rezultuar negativ, megjithëse ka ende dyshime për formën e tij pasi është dëmtuar dhe nuk është në gjendjen më të mirë fizike. Për të vazhduar më tej Shaland bën shembull Bernard Berishën, duke munguar në këto takime pasi festoi kundër trajnerit në golin e fundit me Kosovën.
Në këtë listë gjen vend edhe portieri i ri i Tiranës, Visar Bekaj. Madje shanset janë të mëdha që ky gardian të luajë me Kosovën A pasi Arijanet Muriq nuk ofron një siguri të madhe te dardanët, pavarësisht se është portieri i parë në zgjedhje. /Sport Ekspres/