Pak momente më parë është mbajtur shorti për grupet e Europa League. Goglat kanë përcaktuar kundërshtarët dhe tani të gjitha skuadrat njohin se cilët do të kenë përballë në këtë kompeticion. Pjesëmarrës në të nuk është asnjë ekip shqiptar, por pavarësisht kësaj do të kemi mundësi të shohim lojtarë shqiptarë në fushë.
Marash Kumbulla do të luajë për herë të parë në karrierën e tij në një kompeticion europian dhe fati e ka përplasur pikërisht me skuadrën që eliminoi Tiranën mbrëmjen e djeshme. Jang Bojs do të përballet me Romën, ndërsa grupi A kompletohet me CFR Kluzh dhe CSKA Sofia.
Ndërkohë një short pak më i vështirë ka rezultuar për Napoli e Elseid Hysajt, që ndan të njëjtin grup me Real Sociedadin, AZ Alkmarin dhe Rijekën. Ndërsa Mihaj do të luajë kundër PSV Eindhoven, Granadas dhe Omonias. Një grup aspak i lehtë ky për PAOK-un, që do të duhet të përpiqet shumë për të siguruar kalimin në fazën tjetër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Grupi A
Roma
Jang Bojs
CFR Kluzh
CSKA Sofia
Grupi B
Arsenal
Rapid Viena
Molde
Dundalk
Grupi C
Bajer Leverkusen
Slavia Praga
Hapoel Ber Sheva
Nisë
Grupi D
Benfika
Standart Liezh
Rejnxhërs
Leç Poznan
Grupi E
PSV
PAOK
Granada
Omonia
Grupi F
Napoli
Real Sociedad
AZ Alkmar
Rijeka
Grupi G
Braga
Leiçester
AEK
Zoria Luhansk
Grupi H
Selltik
Sparta e Pragës
Milan
Lilë
Grupi I
Vijareal
Makabi Tel Aviv
Karabak
Shivaspor
Grupi H
Totenhem
Ludogorets
LASK Linz
Antverp
Grupi K
CSKA Moskës
Dinamo Zagreb
Fejnord
Volfsberg
Grupi L
Gent
Crvena Zvezda
Hofenheim
Liberec