E fundit/ Furgoni i klubit të Kategorisë së Parë përfshihet në aksidentin e 3-fishtë, në udhëtim edhe disa futbollistë

Një lajm aspak i mirë vjen për klubin e Egnatias. Një aksident i trefishtë ka përfshirë edhe furgonin e skuadrës nga Rrogozhina. Është gazetarja Klodjana Haxhiaj e “News 24“ ajo e cila raporton se fuoristradë, një automjet dhe një furgon janë përplasur me njëri-tjetrin në autostradën Tiranë-Durrës.

Ndërkohë mësohet se furgoni është në pronësi të skuadrës së Egnatias, ndërsa nga fotot shihet qartë se mban të shkruar edhe emrin e klubit rrogozhinas. Në automjetin në fjalë ishin duke udhëtuar edhe disa sportistë, megjithëse ende nuk dihet nëse ka pasur të lënduar nga ky aksident.

Kujtojmë se ekipi i Egnatias ka zhvilluar ditën e sotme një miqësore me Elbasanin, ku kanë shkëlqyer duke e mundur kundërshtarin me shifrat 6-0./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *