Video që i shpëtoi tifozëve/ Ansu Fati kërkoi të shënonte “Hat-Trick”, por Messi nuk ia la penalltinë

Barcelona fitoi 4-0 ndaj Villarealit në Camp Nou, në ndeshjen e parë në kampionat. Katalanasit ishin në kontroll te lojës për gjatë gjithë ndeshjes, duke mos patur asnjëherë presonin e pësimit të golit. Surpriza në këtë ndeshje ishte i riu Ansu Fati, i cili zëvendësoi më së miri të larguarin, Luis Suarez.

Lojtari i dalë nga akademia e Barcelonës shënoi dopietë në këtë takim. Kur Barcelona fitoi një penallti, Ansu Fati dëshironte ta merte nën kontroll, por mori një “Jo” nga Messi, që preferoi ta gjuante vetë. Kjo e ka mërzitur mjaft shumë 17 vjeçarin, pasi donte të shënonte një gol për të kompletuar tripletën dhe ta niste këtë sezon me një superformë. Megjithatë pas transformimit të 11-metërshit në gol nga kapiteni i skuadrës, Lionel Messi, të dy kanë përqafuar njëri-tjetrin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *