“Një turp të iki me parametra 0“, menaxheri i Hysajt hedh dritë mbi të ardhmen: Po shqyrtojmë ofertën nga Rusia

Kontrata e Elseid Hysajt është kthyer në një çështje te Napoli, teksa ende nuk ka marrë një rrugëzgjidhje nëse do të ketë rinovim apo jo. Në verën e ardhshme mbojtësi shqiptar mund të lërë të kaltrit me parametra 0, pavarësisht se në të shkuarën klubi italian mund të kishte përfituar një mal me para prej tij, pasi shumë klube ishin të gatshme të ofronin shifra të majme për shërbimet e shkodranit.

Megjithatë tashmë situata paraqitet ndryshe dhe nga alternativat si Çelsi, Valnecia, Juventusi apo klube të tjera me emër, kapiteni i Kombëtares shqiptare po shqyrton ofertën e Spartakut të Moskës. Mbi të ardhmen e Hysajt ka folur së fundmi edhe menaxheri i tij, Mario Xhufredi, i cili shprehet se është një turp që Napoli mund ta humbasë mbrojtësin shqiptar me parametra 0.

“Hysaj është një profesor nga këndvështrimi i mbrojtjes, shihni ndeshjen ku luajti në të majtë. Ai luajti me një kthjelltësi të madhe dhe nga pikëpamja mbrojtëse mendoj se është më i miri. Ne jemi duke folur për kontratën, në ditët e fundit kemi marrë një ofertë nga Spartaku i Moskës, të cilën po e vlerësojmë.

A e kënaq Napolin kjo ofertë? Duhet ta shohim nga disa pikëpamje. Në pak muaj Hysaj do të largohet si një lojtar i lirë. Do më pëlqente të shihja sa paraqitje kanë futbollistët e datëlindjes 1994 me një klub të rëndësishëm si Napoli. Do të ishte një turp për dikë si ai të largohej me parametra 0”, ka thënë Xhufredi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *