Më shumë trofe se humbje, trajneri i Bajernit të Mynihut është larg normales

Hansi Flick e mori Bajernin në vendin e katërt dhe në një formë jo të mirë, por e ktheu këtë skuadër në një “makineri” golash. Fitoret e njëpasnjëshme të bavarezëve nuk mund të mos mernin vëmendjen totale nga mediat gjermane. Nën drejtimin e Flick, Bajerni ka fituar katër trofe. Kupën e Gjermanisë, Kampionatin, Uefa Champions League dhe Superkupën europiane.

Por nuk mjafton me kaq! Flick ka arritur një rekord të çmendur, në krye të pankinës bavareze. Me fitoren e Superkupës së Europës, tashmë thellon suksesin e tij duke shkuar në 4 trofe dhe vetëm 2 humbje brenda gjysëm sezoni. Pra trajneri gjerman ka fituar 2 herë më shumë trofe se sa ka pësuar humbje në krye të pankinës së gjigandëve gjermanë. Një shifër kjo mjaft r çmendur për 55 vjeçarit, i cili pret të fitojë çmimin “Trajneri i Vitit”./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *