U kërkuan më tepër detaje, Liga Profesioniste del në konferencë për të prezantuar propozimet ligjore

Një Shqipëri pa futboll është ajo që po shohim këtë muaj, ku klubet e Superiores kërkojnë t’i japin fund njëherë e mirë problematikave të futbollit shqiptar. 4 propozimet e Ligës Profesioniste të Futbollit, të cilat janë premtime të lëna në harresë të vetë Kryeministrit Rama, vijojnë të mos përmbushen nga Qeveria shqiptare, duke e bërë të vështirë mbijetesën dhe zhvillimin e sportit më të dashur të vendit tonë.

Takime janë zhvilluar edhe në prezencën e deputetit të Partisë Socialiste, Fidel Ylli, i cili ka kërkuar më tepër detaje në lidhje me 4 kërkesat e paraqitura nga ana e klubeve të Kategorisë Superiore. E për të sqaruar më imtësisht të 4 propozimet, Liga Profesioniste del më një njoftim për shtyp, ku bën me dije se ditën e nesërme do të mbajë një konferencë për shtyp në sallën e konferencave të stadiumit “Air Albania”. I pranishëm do të jetë edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ndërsa konferenca do të nisë në orën 11:00./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Image may contain: text that says "LIGA EPUTBOLLIT LIGAPROFESIONISTE FUTBOLLIT PROFESSIONA FOOTBALL LEAGUE +35565 -Ml.ilgoprofesioniste@gmail.com Tirane, 1010, Stadiumi "Air Albania® Njoftim per shtyp Liga Profesioniste e Futbollit ben te ditur se diten e nesërme (e shtune) ne orën 11:00, do te organizoje nje konference per shtyp per te prezantuar propozimet ligjore per ligjin e sponsorizimit, si dhe kerkesat e tjera te Ligës drejtuar Kryeministrit. Ne kete konference do te marre pjese edhe Presidenti Armand Duka, Ftohet media te jete "Air Albania". FSHF-se, pranishme ne sallen e konferencave te stadiumit LPF"

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *