Nga Klaudio Ndreca
Sa e vështirë është që të gjesh dashuri të vërteta mes lojtarëve dhe fanellës së ekipit në futbollin modern. Thuajse e pamundur! Ndërsa rastet si Alvaro Morata janë të shumta ku pas çdo zyrtarizimi ka edhe një deklarim të tepruar. Një video që po bën jehonë në rrjetet sociale është një fragment i shkëputur pas çdo kohe kur Morata ka ndërruar skuadrat. E si kanë qenë këto deklarata? Të përmbledhura shkurtimisht janë në këtë mënyrë:
2014: “Juventusi është vendi ku unë dua të jem”.
2016: “Ëndrra ime është që të kem sukses te Reali i Madridit”.
2017: “Që në fëmijëri e imagjinoja veten time te Chelsea”.
2019: ”Atletiko është lumturia e vërtetë që nga fëmijëria”.
E së fundmi Alvaro Morata është transferuar sërish te Juventusi. Madje edhe këtë herë nuk kanë munguar fjalët e dashurisë për të fituar zemrat e tifozëve përpara kohe. Por kur kthen kokën pas dhe sheh gjithçka ka thënë ky sulmues me mungesën e koherencës, tifozët bardhezinjtë nuk duhet ta marrin shumë për bazë për pjesën e deklaratave. /Sport Ekspres/
2014: “La JUVE es donde quería estar”.
2016: “Mi sueño es triunfar en el Real MADRID”.
2017: “De pequeño me imaginaba en el CHELSEA”.
2019: “El ATLETI es la auténtica felicidad desde la infancia”.???
????La HEMEROTECA y Álvaro MORATA… #JUGONES pic.twitter.com/TxkxpkkwmK
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) September 22, 2020