Shkel premtimin e dhënë, Kosova nuk e merr dot VAR…ndryshe nga Shqipëria

VAR-i në Shqipëri nuk është thjesht një temë bisede, pasi tashmë kanë filluar seminaret për arbitrat që do të trajnohen për tu bërë pjesë e kësaj teknologjie. Nga ana tjetër Kosova duket se është akoma shumë larg kësaj proçedure, pasi nuk është marë asnjë hap që të kemi VAR në këtë sezon. Kryetari i Federatës së Futbollit Kosova, Agim Ademi kishte bërë premtim në një emsion se në sezonin 2020-2021 Kosova do ta kishte VAR.

“Ne po punojmë shumë, shpresojë shumë që për sezonin e ardhshëm (2020/21) do të mundohemi, thjesht do të punojmë shumë e shumë që të jetë VAR’i. Pas dy vitesh është e padiskutueshme, por besoj që edhe për këtë sezon (2020/21)”- ishin fjalët e Agim Ademit në nëntor të vitit 2019.

Megjithatë ky premtim nuk u arrit të mbahej përshkak te pamundësisë së FFK te trajnojnë arbitra special për futjen e kësaj teknlogjie të re. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *