“Është zgjuar, por nuk përgjigjet”! Neurologu zbulon gjendjen e Shumaker dhe parashikimi i zymtë: Deri këtu arrihet…

Nga Klaudio Ndreca

Ironia e jetës është vendosur në funksion edhe në rastin e Michael Shumacher. “Gjembi nuk do t’i hynte” as në garat e çmendura të shpejtësisë atje ku ishte kampioni absolut i “Formula 1”, por do të pësonte traumën e jetës në ato që duhej të ishin pushime ç’lodhëse. Një tronditje e madhe teksa ishte duke bërë ski dhe lajmet e para të mira dhe shpresdhënëse erdhën së fundmi për gjendjen e Shumaker.

Megjithatë neurologu Eich Riederer ka shuar gjithçka në dokumentarin të transmetuar në televizionin francez “RMC Story”. I titulluar “Michael Shumacher, në kërkim të së vërtetës”, neurologu është i bindur se gjendja e kampionit nuk do të rikthehet si përpara 2013, në vitin që do të pësonte edhe aksidentin.

“Sipas mendimit tim u desh një kohë e gjatë që truri të pastrohej. Unë mendoj se tani është në gjendje vegjetative. Kjo do të thotë se është zgjuar, por nuk përgjigjet. Merr frymë, zemra të rreh dhe mund të bëj hapa të vegjël me ndihmën e dikujt, por asgjë më tepër. Madje kjo është më e mira. A ku mundësi të kthehet si përpara aksidentit? Të jem i sinqertë, nuk ka asnjë mundësi”, u shpreh neurologu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *