Dyert e Romës hapen sërish për kapitenin që i dedikoi karrierën, Kumbulla mund të punojë me legjendën Toti

Një karrierë e tërë e dedikuar klubit të zemrës nuk mund të mbetej pa u shpërblyer. Françesko Toti ka dhënë gjithçka për Romën, dyert e së cilës hapen sërish për të, por këtë herë për një post drejtues në klubin kryeqytetas. Marash Kumbulla mund të ketë mundësinë të punojë nga afër me një legjendë të gjallë të verdhekuqve, që është pranë akordit me drejtuesit e skuadrës për t’u rikthyer në shtëpinë e tij të dytë.

“Corriere dello Sport” bën me dije se kontaktet mes Françesko Totit dhe CEO-s, Fienga, janë shpeshtuar kohët e fundit dhe dyshimet janë të pakta për nisjen e një detyre të re në klubin romak, fanellën e të cilit e mbajti veshur 24 vite me radhë. E vetmja dilemë duket posti që do i besohet ikonës së verdhekuqve, teksa tashmë janë dy alternativa, zëvendëspresident ose drejtor i fushës teknike./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *