Në ndeshjen e kampionatit elitar mes Nome Kalju dhe Levadia Talin është regjistuar zëvendësimi më i shpejtë në historinë e futbollit. Pasi kishte hyrë në fushën e lojës nga starti i ndeshjes, 16 vjeçari Sup është zëvendësuar për 13 sekonda nga trajneri i Nome Kalju.
16 vjeçari Sup ishte futur në fushën e lojës pasi disa lojtarë të tjerë ishin të izoluar në karantinë për shkak të COVID-19. Ai u zëvendësua nga ukrainasi Vladislav Homutov, pasi në rregullin e ligës estoneze 2 lojtarë duhet të kenë qenë pjesë e akademisë së skuadrës./Elio Hajdari-Sport Ekspres/