Barcelona është duke kryer një revolucion në ekip, duke larguar shumë prej lojtarëve që e kanë shoqëruar në sezonin e shkuar. Financat e klubit nuk janë aspak të mira dhe shitja e futbollistëve është një mënyrë e mirë për të rimëkëmbur arkën e skuadrës. Pas Rakitiç e Vidal, largimi i radhës është Nelson Semedo.
Mbrojtësi portugez ka është zyrtarizuar në Premier League, ku do të mbajë veshur fanellën e Wolverhampton për 3 vitet e ardhshme, me të drejtë rinovimi edhe për 2 vite të tjera. Një shifër prej 40 milionë eurosh në total do të përfundojë në llogarinë bankare të Barçës, prej të cilave 10 milionë janë në formën e bonuseve dhe 30 milionë euro janë paguar menjëherë për transferimin e lojtarit 26-vjeçar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Welcome to Wolves, @_nelsonsemedo_!
???
— Wolves (@Wolves) September 23, 2020