Elseid Hysaj nuk ka ardhur ende me një vendim përfundimtar sa i përket qendrimit te Napoli. Kapiteni i Kombëtares shqiptare ka qenë në dyshime të vazhdueshme për të ardhmen e tij, teksa vendimet luhaten shpesh përgjatë këtyre muajve të fundit. Largimi apo rinovimi? Një pyetje që fsheh nga pas një dilemë të madhe, së cilës Hysaj nuk ka mundur ende t’i japë një përgjigje.
Ndërkohë në një situatë të tillë, nuk mungon as interesi i klubeve të tjera. Shumë skuadra janë përfolur në Itali për shërbimet e shkodranit, por tashmë sirenat kanë nisur të bien tjetërkund, në Rusinë e largët. Mbrojtësi shqiptar ka zgjuar interesin e Spartakut të Moskës. Është “Tuttomercatoweb“ që raporton një lajm të tiillë, me rusët, të cilët shohin Hysajn si alternativë për krahun e djathtë të mbrojtjes në rast se nuk përmbushet objektivi Aurier./Halit Delibashi-Sport Ekspres/