Igli Tare “shqiptarizon” ekipin e Lazios, bardhekaltrit në bisedime me lojtarin shqiptar

Vedat Muriqi është lojtari më i ri shqiptar që i bashkohet Lazios, por gjasat janë që të mos jetë i fundit. Strakoshës dhe Muriqit mund t’i bashkohet edhe Shkodran Mustafi, ndërsa më parë bardhekaltrit kanë afruar edhe lojtarë të tjerë shqitpar si Berisha, Durmishi apo edhe të tjerë të rinj të talentuar për ekipet e moshave, duke e “shqiptarizuar” në një farë mënyre klubin kryeqytetas.

Mustafi nuk pëlqehet shumë prej tifozerisë së Arsenalit dhe kjo mund të ietë një arsye më tepër për të ndryshuar ambient e për t’u kthyer në kampionatin ku ka përjetuar një rritije të madhe. “Topçinjtë” e vlerësojën mbrojtësin me 15 milionë euro, por sipas “Corriere della Sera” Tare kërkon të bindë anlezët për një shifër 10-12 milionë euro. Ndërkohë një problem mbetet edhe paga e Mustafit, të cilën Lazio synon ta ulë për të gjetur gjuhën e përbashkët./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *