Interi prezanton Vidalin, Leo Mesi bën tifozët zikaltër të ëndërrojnë: Do bashkohemi sërish bashkë, e sigurt

Arturo Vidal është një lojtar i Interit. Antonio Konte e ka joshur kilianin për të bashkëpunuar përsëri së bashku, megjithëse këtë herë në një tjetër klub. Zikaltrit e kanë prezanuar mesfushorin në faqen e tyre zyrtare, ku u tregojnë të gjithë tifozëve se tashmë lojtari ka mbërritur në Milano për të kryer vizitat mjekësore e për të hedhur më pas firmën në kontratë.

Por më shumë se sa afrimi i Arturo Vidal tifozët e Interit mund të lumturohen nga fjalët e Leo Mesit. 6 herë fituesi i Topit të Artë ka bërë të gjithë zikaltrit të ëndërrojnë me postimin e tij në “Instagram” për largimin e kilianit, që në fund mbyllet me fjalët: “Do të bashkohemi sërish bashkë, e sigurt”. Ylli argjentinas ka vetëm një vit në kontratë me Barcelonën dhe rinovimi nuk është një opsion për të, prandaj një kalim te Interi mund të jetë edhe e ardhmja e karrierës së tij. Një transferim ky që është përfolu gjatë këtë merkato.

“Të njihja vetëm në përballjet që kishim bashkë dhe më dukeshe një fenomen, por më pas pata fatin të të njihja personalisht dhe më surprizove edhe më shumë. Ishin 2 vite ku ndamë shumë gjëra dhe e bëre veten të dalloheshe shumë. Do i mungosh dhomës së zhveshjes Vidal. Të uroj gjithë të mirat në këtë etapë të re në klubin tënd të ri. Do të bashkohemi sërish bashkë, e sigurt”, shkruan Leo Mesi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *