I heq shpresat Vrionit me formacionin e ti, Pirlo ndryshon tërësisht skemën e Juventusit

Pirlo do të debutojë zyrtarisht sot në krye të pankinës së Juventusit, ku do të nisë rrugëtimin e tij në krye të bardhezinjve kudnër Sampdorias. Kureshtja për të parë një Juventus të ideuar nga “il maestro” është e madhe dhe mbrëmjen e sotme vjen edhe imazhi i parë i “zonjës së vjetër” për këtë sezon.

Megjithatë Pirlo e ka nisur aventurën e tij të parë me një mangësi në sulm, duke bërë që Vrioni të jetë sërish në listën e të grumbulluarëve për Sampdorian. I vetëm së bashku me Ronaldon dhe Duglas Kostën, për talentin shqiptar dukej si mbrëmja me fat, por trajneri Italian i shuan shpresat sulmuesit të Kombëtares U-21.

Megjithëse premtoi një formacion 4-3-3 me tipare sulmuese, Pirlo vjen kret ndryshe i kushtëzuar nga mungesat në repartin ofensiv. Kështu ish-mesfushori vjen me risi për Juventusin dhe ndryshon tërësisht skemën, duke hedhur në fushë një 5-4-1, me Ronaldon që e ka të gjithë sulmin për vete. Ndërkohë nga minuta e parë është edhe lojtari më i ri i bardhezinjve, Dejan Kulusevski, prej të cilit pritet vërtetë shumë te “zonja e vjetër”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *