Liverpool është duke udhëhequr me shifrat 0-2 në “Stamford Bridge” në ndeshjen e javës së dytë të Premier League. Sadio Mane ka tundur rrjetën dy herë brenda vetëm 4 minutave. I pari do të vinte në të 50-tën me asistin e Firminos, ndërsa për të dytin do të mendonte vetë portieri kundërshtar.
Një gafë qesharake e Kepa Arrizabalagas i ka falur golin e dytë senegalezit. Portieri spanjoll kishte topin nën kontroll në portën e tij dhe pasi mendohet për pak kohë zgjedh të pasojë shkurt brenda zone, ku gjendej pikërisht Mane, që në portën e boshatisur nuk mund të gabojë.
Kujtojmë se Kepa është kthyer në një problem te blutë e Londrës, teksa Lampard nuk e dëshiron në skuadrën e tij. Chelsea po kërkon për të gjetur një tjetër alternativë për katërkëndëshin e saj dhe pas kësaj gafe me shumë mundësi puna për të gjetur zëvendësuesin e tij do të përshpejtohet edhe më shumë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Watch Chelsea Goalkeeper Kepa: ?
#CHELIV #LFChttps://t.co/ePJngGUVJ3
— Ramy's (@SteinBergRD) September 20, 2020