VIDEO/ “I dashur kryeministër, mbaj premtimet e na kthe në fushë”, Liga në zërin e kapitenëve: Bashkohu me ne!

Topi nuk u rrotullua as sot. Superiorja vazhdon të mbetet peng i premtimeve të pa përbumushura të Qeverisë, që tashmë kanë sjellë edhe bojkotin e kampionatit shqiptar të futbollit. Në Në të 5 stadiumet ku ishin planifikuar për t’u luajtur takimet, lojtarët kanë hyrë formalisht në fushë. Këtë herë kapitenët e skuadrave nuk kanë marrë në dorë topin për ta shkelmuar nga mesi i fushës, por mikrofonin për të përcjellë mesazhin e tyre në drejtim të Kryeministrit Edi Rama.

Kërkesat e Ligës Profesioniste vijnë në zërin e kapitenëve, që së bashku me lojtarët e tjerë i janë bashkuar kësaj kauze për të ndryshuar njëherë e mirë futbollin në Shqipëri. Liga ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe një video të momenteve kur futbollistët kanë lexuar letrën e tyre për kreun e Qeverisë, bashkangjitur me fjalët e plota përkrahë saj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Security Check Required

null

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *