Armando Broja ka dëshmuar potencialin e tij të plotë me Viteshen që në dy takimet e para. 5 minutat debutuese në ndeshjen e parë me verdhezinjtë mjaftuan për të treguar se çfarë aftësish zotëron, ndërsa në takimin e sotëm ndaj Spartës së Roterdamit ka shënuar edhe golin e tij të parë në “Eredivise”.
Armando Broja ka nisur kështu të bëjë jehonë në Holandë, ku nëse vazhdon me këto ritme pritet të shkëlqejë në fushën e lojës. I future në fushë si zëvendësues në minutë ne 66-të, sulmuesi kuqezi do të gjente golin vetëm 8 minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt, duke dyfishuar shifrat në 2-0./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/AFCStat/status/1307386053582565376