“Nuk kërkojmë luks, duam që futbolli të mos lëngojë”! Një Superiore që nis si asnjë herë më parë, kapitenët lexojnë kërkesat për Kryeministrin

Kategoria Superiore nis si asnjëherë tjetër më parë. Skuadrat janë rreshtuar në fushë, por jo për të luajtur futboll. Kapitenët respektiv në secilin stadium ku ishin planifikuar të zhvilloheshin ndeshjet në e javës së parë kanë lexuar kërkesën e tyre kundrejt kryeministrit të këtij vendi, Edi Ramës.

Bojkoti duket e vetmja zgjidhje për klubet, që janë të palëkundur nga qendrimi i tyre për të shpëtuar njëherë e mirë futbollin shqiptar.

“Ju kërkojmë falje në emër të të gjithë futbollistëve që ne nuk do të luajmë dot. Fusha dhe topi janë pasioni jonë. Ne sot kemi dalë në fushë për të mbështetur kërkesa e drejtuesëve tanë, për t’i sjellë ato Akoma më afër tavolinës së zgjidhjes. Futbolli shqiptar ka kohë që është në vështirësi dhe kjo nuk mund të fshihet. Ne dhe klubet jemi shumë larg nga kushtet e kolegëve tanë.

Nuk kërkojmë luks, nuk kërkojmë pasuri, por vëmendje ndaj lojës më të rëndësishme të shqiptarëve. Duam më shumë fusha për tu stërvitur ne dhe fëmijët e klubeve që përfaqësojmë. Duam më shumë siguri për të ardhmen e lojës dhe kjo arrihet vetëm falë një baze të shëndoshë ligjore. Ne duam vlerësimin real të lojës sonë, që futbolli të mos lëngojë më dhe të rinjtë të jenë të sigurt në suhtrimin e pasionit të tyre”, ishte një prej deklaratave të lexuara paërpara kamerave për kryeministrin Rama./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *