Vitese do të luajë ndeshjen e dytë në kampionatin, ku do të kërkojë fitoren e dytë në kampionat. Në ndeshjen e parë në Eredivise ndodhi dhe debutimi i Armando Brojas, i cili u aktivizua në minutën e 85-të. Pavarësisht kohës së shkurtër në dispozicion, 19 vjeçari tregoi talentin e tij në fushën e lojës, duke kryer disa driblime mahnitëse.
Ditën e sotme pritet qe sulmuesi i Kombëtares Shqiptare ta nisë ndeshjen nga fillimi, ku do të ketë mundësinë të kërkojë golin e parë me skuadrën e Vitese. Skuadra e Armando Brojës luan përballë Sparta e Roterdam, e cila është një skuadër e vështirë në mbrojtje, prandaj misioni i sulmuesit për të gjetur rrjetën nuk do të jetë i lehtë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/