“Paolo Maldini po kthen Milanin e madh”, Panuçi ngre entuziazmin e tifozëve kuqezinjë

Kristian Panuçi ka ngritur më tepër entuziazmin e tifozëve të Milanit pas rezultateve pozitive që po merr ekipi i kuqezinjëve. Sipas ish-trajnerit të Shqipërisë i gjithë suksesi i këtyre fitoreve po vjen vetëm nga Paolo Maldini.

Pak muaj më parë i sulmuar nga të gjithë te skuadra ku u kthye në legjendë, por tashmë situata ka ndërruar tërësisht. Fitoret radhazi i kanë dhënë një tjetër frymë skuadrës që kërkon të rikthehet në “Champions League” pas shumë vitesh mungese.

“Gjëja kryesore që më kënaq mua është fakti se Milani po kthehet falë seriozitetit që Paolo Maldini po i jep klubit. Paolo është Milani, ai është historia e Milanit të madh. Prezenca e tij është një avantazh i madh edhe për trajnerin Pioli. E gjitha kjo do ta bëjë ekipin më të përgjegjshëm për të arritur rezultatet pozitive”, u shpreh Panuçi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online