Ndeshja e mbrëmshme kundër Wolfsburgut ishte e fundit e Eduart Rrocës me fanellën e Kukësit. Mesfushori shqiptar i ka dhënë fund përpara kohe me verilindorët. Është vetë klubi kuksian që zyrtarizon largimin e futbollistit të tyre, pavarësisht se kontrata i përfundonte në janar të 2021-shit. Kampionati turk ka joshur Eduart Rrocën, që në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Instanbulspor-it.
Klubi nga Turqia këtë vit luan në Kategorinë e Parë dhe lojtari 27-vjeçar do të japë kontributin e tij për të prekur elitën në fund të sezonit. Turqia është kthyer në habitatin e ri të futbollistëve shqiptar dhe atyre të Superiores, teksa shumë lojtarë zgjedhin t’i bashkohen futbollit turk për të vijuar karrierën e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
NJOFTIM I KLUBIT
Mesfushori Eduart Rroca nuk është më pjesë e skuadrës sonë! Pas një sezoni e gjysmë me fanellën e Kukësit, mesfushori i ka dhënë lamtumirën klubit dhe ndeshja ndaj Ëolfsburg, ishte e fundit për të me fanellën e Kukësit!
Kontrata e Rrocës përfundonte në muajin janar 2021, megjithatë pas një diskutimi me presidentin, klubi vendosi ta ointe të lirë për të vazhduar aventurën në kampionatin turk. Klubi i Instanbulspor AS shfaqi interes për futbollistin tonë dhe dëshira e futbollistit për të provuar një aventurë të re jashtë vendit, u mirëkuptua nga presidenca.
Futboll Klub Kukësi e falënderon Rrocën për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në aventurën turke. Me fanellën e Kukësit, Rroca fitoi Kupën e Shqipërisë. Suksese Eduart!