Nuk po e gjen dot një shtëpi futbolli, Ergys Kaçe lë Gjermaninë dhe do një kthim si në kohët e vjetëra

Nga Klaudio Ndreca

Ergys Kaçe nuk e ka një skuadër aktualisht dhe po kërkon për shtëpinë e re në të cilët do të vazhdojë që të jetë pjesë për sezonet e ardhshme. Mesfushori shqiptar është 27-vjeç dhe karriera e tij nuk mund të quhet e përfunduar në këtë pikë, madje duhej të mbërrinte në kulmin e saj. Për të është folur në të kaluarën edhe një mbërritje në Gjermani. Zyrtarizimi nuk erdhi kurrë pavarësisht fjalëve të menaxherit të Kaçes, ndërsa futbollisti shqiptar po kërkon një rikthim si në kohën e vjetër.

Pikërisht në skuadrën e Panathinaikosi, atje ku pati një ri shkëlqim në sezonin 2018-19, për t’u kthyer sërish në qendër të vëmendjes dhe për të vendosur karrierën në drejtimin e duhur. Nga ana tjetër edhe te skuadra e njohur greke janë duke kërkuar një mesfushor, por në këtë moment mundësia për të marrë Kaçen e shohin disi më stepje. Në mediat greke raportohet se mesfushori është duke e kërkuar këtë aventurë të re dhe priten zhvillime në këto ditë të ardhshme. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *